> Mirësevini ne WWW.PETRITI.TK, ketu do gjeni gjithqka qe e kerkoni po ashtu mundë te beni reklamime te ndryshme me qmime te volitshme ,ju urojm kenaqesi dhe rahati me veb faqen tonë
MIRSEVINI

. - HOROSKOPI -2008
 

Welcome
KONTAKTONI .
LIBRI I SHENIMEVE .
BOTA E YJEVE
VIDEO MUZIKORE
SI TE KOPJONI KUR KENI TEST
FJALË TE URTA
TE DUA NE 100 GJUHË TE BOTES
CHAMPIONS LEAGUE .
MOBILA new
Titleujjj
LAJME LIVE .
FRAZA DASHURIE
SPORT - VIDEOS
PËRRALLA
hnrnrytn
LIVE - SCORE
SA TE SHPEJT E KI RRJETIN
KENGË REMIXA
MOTI
PERRALLË ME TUPAN
ADEM JASHARI
GJERA INTERESANTE
PETRITI - CHAT
fjalor-GJERMANISHT-SHQIP
DEKLARATA E PAVARËSISË
FOTO
HISTORIA SHQIPTARE
FOTO DASHURIE
POEMA TE NDRYSHME msn
SHPALLJE
MEDIAT
MP3 SHQIP
KENGË RAPSODIKE
TESTI I DASHURISË
GAME
GRIME
- SMS -
FOTO HUMORI
BARCOLETA
HASHIM THAQI
SHESË - BLEJ
PRISHTINA 1926 -1961
VIDEO - POLITIKE
INFORMATA
HARTA E KOSOVËS
PAVARËSIA E KOSOVËS
HOROSKOPI -2008
GAME 2
PUNO HARTË
arbria e eperme
TV - BOTERORE
Titleliilli


 HOROSKOPI  6 mujor   15 06 2008  -  15 12 2008

Dashi
21 mars - 20 prill

Këtë javë do t’ju duhet të tregoheni tepër impulsivë.Nëse keni diçka për të diskutuar shfrytëzoni mesin e javës.Kujdes mund të bëni gabime që në fillim të javës sidomos për çështje profesionale dhe me njërëz të rëndësishëm.Këto gabime do të jenë pasojë e vendimeve të nxituara.Por pas mesit të javës do t’ju jepet një mundësi e shkëlqyer.Tregohuni fleksibël dhe krijoni te të tjerët imazhin e duhur. Romanca nuk do të jetë në gjendjen e saj më të mirë në fillim të javës por në fundjavë gjithçka do të rregullohet tamam në kohë për të realizuar planet që keni bërë.Që në fillim të kësaj jave do t’ju duhet të bëni shpenzime në familje për të përmbushur nevoja emocionale,shëndetsore, edukimi apo karriere të pjesëtarëve të tjerë të familjes.Por gjendja do të përmirësohet nga mesi i javës. Bëni kujdes me shëndetin tuaj këtë javë.Do të ishte e rekomandueshme një vizitë mjeksore e cila mund t’ju ndihmonte të diagnostifikonit më mirë shkakun e ndonjë virusi të shfaqur tek ju.

 
Demi
21 prill - 21 maj

Me sa duket miqtë do të kenë gjëra për të sqaruar kësaj jave. Shmagni të ndërhyni mes tyre, ato do t’ju ndihmojnë dhe do t’ju përkrahin sidomos në situata që kanë lidhje me punën.Do të jeni të aftë të përmbushni detyrat dhe t’u përgjigjeni kërkesave të familjarëve.Marrëdhënia në çift do të shkojë shumë mirë gjatë kësaj jave.Ju mund të keni më shumë se një mundësi për tu argëtuar me partnerin ose miqtë. Prandaj flisni me partnerin rreth planeve tuaja duke evituar konfuzionin.Kjo javë do të fillojë mirë por më pas do të pësojë një rënie.Në mesin e javës mund të zhgënjeheni nga pjesëtarët të familjes, kryesore do të jenë ato çështje rreth parave, udhëtimeve apo automjetit.Nisni aplikimin e një kure duke i dhënë Ok-ej përmirësimit të shëndetit tuaj.Bëhet fjalë për vazhdimin e një periudhe të tensio -nuar veçanërisht në jetën tuaj familjare.Nëse do të merrni në konsideratë apo këshillën e një miku kjo do t’ju bënte dhe më mirë shpirtërisht.

 
Binjaket
22 maj - 21 qershor

Gjëra të papritura mund të ndodhin gjatë kësaj jave.Ju do të nxitoni për të komunikuar me njërëz në distancë për të vizituar njërëz të rëndësishëm prandaj mund t’ju duhet të udhëtoni. Kushtojini rëndësi komunikimit.Gjatë kësaj jave do të bëni miq të rinj në takime apo evenimente të tjera.Për ata që janë vetëm kjo mund të jetë java e duhur për të krijuar një lidhje të qëndrueshme. Diskutimet private rreth të ardhurave ose çështjeve të lëna pezull do të jenë të favorizuara.Shikoni buxhetin tuaj dhe bëhuni gati për investime.Të duhet të bësh një kontroll mjekësor duke ndjekur jo vetëm këshillat por dhe mjekimin e dhënë.Krahas tyre të këshillohet të ndiqni një dietë dhe rregjim të cilat do t’ju duhet të ndiqni rregullisht dhe veçanërisht nëse keni probleme me mbipeshën.

 
Gaforja
22 qershor - 22 korrik

Kjo javë do të jetë shumë kërkuese sidomos në fushën profesionale. Në këto kushte mbështetja dhe mirëkuptimi i familjes do të ishin të nevojshme.Do të merrni lajme shumë të mira rreth një pjesëtari të familjes i cili mund të organizojë ndonjë festë për arritjet e tij.Romanca paraqitet problematike gjatë kësaj jave.Një marrëdhënie e venitur mund të shkojë drejt fundit.Kjo nuk do të jetë aspak e papritur sepse kjo marrëdhënie ka kohë që është problematike.Këtë javë do t’ju duhet të bëni pak shpenzime për komoditetin familjar.Investimi juaj do të jetë me vlerë dhe me siguri të lartë për familjen tuaj.Kujdes duhet të bëni me shëndetin. Nëse nuk do t’i kushtoni vëmendje,do të keni probleme me stomakun gjatë kësaj jave, kështu që qëndroni të vëmendshëm me trupin tuaj.Mos abuzoni.

 
Luani
23 korrik - 21 gusht

Tensioni që ndiheni në brendësinë tuaj do të bëjë që gjatë ditës së sotme të harroni të bëni atë ç’ka kishit planifikuar më parë. Largojeni këtë ndjesi, përqëndrohuni në atë që duhet të bëni dhe përfundoni detyrën tuaj!Romanca do të shkojë shumë mirë sidomos për ata që po përjetojnë një lidhje në distancë.Bashkë me partnerin do të mërrni ndonjë festë apo do të niseni në një udhëtim por sigurohuni që të keni kohë dhe para për ta përballuar.Gjendja juaj ekonomike këtë javë do të shfaqet e përmirësuar dhe ju mund të bëni veprimi financiare – bankare në favorin tuaj. Përfitimet do të jenë mjaft të ndjeshëm në llogaritë tuaja.Kujdesi për shëndetin do të jetë në fokusin e gjithë javës.Do të jeni të fokusuar tek shëndeti juaj dhe tek ai i familiarëve tuaj.

 
Virgjeresha
22 gusht - 23 shtator

Do t’ju duhet të punoni shumë këtë javë dhe do të merrni rezultate të shkëlqyera veçanërisht për projektet që i mendonit të humbura.Gjithashtu do të shihni që do të keni mbështetjen e miqve dhe të kolegëve tuaj besues.Miqtë mund t’ju largojnë nga një marrëveshje që është shumë e mirë për ta lënë pas dore.Kjo marrëveshje mund të sjellë përfitime materiale por për ata që janë vetëm mund të ketë lidhje edhe me çështje sentimentale. Shqetësim për këtë javë do të jenë shpenzimet e tepërta që do t’ju duhet të bëni.Tregohuni më të kursyer me të ardhurat tuaja dhe mendoni dhe për ditët e juaja më të vështira.Një ndjesi paqeje dhe relaksuese e rrethuar nga harmonia ju bëjnë të ndieni në një balancë perfekte si me gjendjen shpirtërore ashtu edhe atë fizike. Kjo është situata perfekte në të cilën keni ëndërruar të gjendeni prej shumë kohësh. Gëzojeni atë!

 
Peshorja
24 shtator - 23 tetor

Për ata që kanë marrëdhënie me bankat sot do të kenë mundësi të fillojnë një sipërmarrje të re. Nqs po mendoni për ndryshimin e profesionit, duhet të prisni edhe pak kohë.Marrëdhënia në çift do të shkojë shumë mirë gjatë kësaj jave. Mundohuni që në fundjavë të organizoni një udhëtim apo të bëni plane të tjera me partnerin.Do të mund të bëni shumë shpenzime, kështu që mundohuni të kontrolli dëshirat tuaja materiale.Mos u tregoni të tunduar nga pasionet e momentit.Do të ndieni nevojën të bëni pak pushim për shkak të stresit të akumuluar nga puna. Kjo do t’ju bëjë që të ndiheni më të sigurtë dhe më të plotësuar shpirtërisht.

 
Akrepi
24 tetor - 22 nentor

Një kohë e përshtatshme është për ato të cilët kanë lidhje me biznesin dhe tregëtinë. Për arsye të impenjimeve të shumta gjatë fundit të javës mund të ndiheni disi konfuz. Ruani qetësinë.Në takime me miqtë mund të njihni miq të rinj të cilët mund të kenë lidhje të forta në ambjentin tuaj të punës dhe që mund t’ju ndihmojnë.Tregoni vëmendje ndaj partnerit tuaj dhe flisni për shqetësimet tuaja edhe nëse ndjeni se ato janë të kota.Duke rishikuar dhe njëherë gjëndjen tuaj financiare këtë javë do të arrini të krijoni një imazh tjetër , ndryshe nga ai që keni pasur në të kaluarën tuaj. Keni shumë mundësi të mira për të përmirësuar gjendjen tuaj.Mentalisht jeni shumë i lodhur gjë që ju bën të ndiheni i lodhur edhe fizikisht.Është rezultat i aktiviteteve të shumta dhe streset e akumuluara gjatë javës. Qetësohuni dhe rifitoni energji për një javë më të mirë për ju.

 
Shigjetari
23 nentor - 22 dhjetor

Nuk është dita e përshtatshme për çështje të lidhura me pronat apo pasuritë gjithashtu dhe për ata që janë të interesuar të bëjnë ndryshime në shtëpi.Edhe në punë do të keni shqetësime të vogla. Nuk do të jetë java ideale por java që pason do të ndryshojë gjithçka.Do të keni pikëpamje të ndryshme për të njëjtat gjëra me partnerin dhe do t’i hidhni edhe një vëzhgim të saktë letrave që keni në duar.Romanca juaj në përgjithësi do të jetë e qetë dhe e balancuar.Negocimet me klientët tuaj këtë javë do të jenë me mjaft përfitime për ju. Do të mund t’ju hapen drejtime të reja biznesi të cilat nuk i kishit menduar më parë. Mundohuni të krijoni lidhje biznesi me persona jashtë vendit.Do të hasni disa probleme të cilat do t’ju mbajnë disi në tension. Në ambientin familiar do të jeni të shqetësuar për shëndetin e një të afërmi tuaj. Mos u shqetësoni nuk është asgjë serioze.

 
Bricjapi
23 dhjetor - 20 janar

Nënvartësit ose personat të cilët punojnë për ju,këtë javë do t’ju shkaktojnë probleme në realizimin e planit tuaj. Mos u shqetësoni nëse do të keni një vonesë të vogël. Nëse do të tregoheni një udhëheqës i mirë dhe i durueshëm, ata do të mund t’ju ndjekin më së miri.Një lidhje dashurie do të jetë intensive. Do të doni të përfshiheni në shumë biseda dhe argëtime dhe kjo do të rrisë humorin tuaj. Mos reagoni ashpër ndaj një personi që mund të ketë të drejtë.Një javë mjaft e mirë për fushën tuaj ekonomike, pasi do të keni mundësinë për të patur shumë fitime,kjo në sajë të aftësive tuaja. Mundohuni t’i shfrytëzoni për qëllimet tuaja profesionale.Probleme të vogla shëndetsore do bëjnë të ndiheni i pafuqishëm sot. Për ata të cilët kishin në plan të bënin një udhëtim gjatë kësaj jave, ju këshillohet ta shtyeni atë për një javë tjetër.

 
Ujori
21 janar - 19 shkurt

Do të jeni më të suksesshëm se sa disa javë më parë. Kjo do të vihet re edhe nga eprori apo kolegët tuaj. Tregohuni të matur dhe të përgjegjshëm.Gjendja emocionale do të jetë në formë të shkëlqyer.Çështjet e dashurisë do të jenë më të rëndësishmet për ju sot. Do të bëni disa plane interesante për të ardhmen që do t’ju sjellin sukses. Merrni disa vendime të rëndësishme në lidhje me marrëdhënien tuaj në çift.Sot mund të punoni shumë dhe mundësitë për përmirësimin e të të ardhurave do të jenë të shumta.Do të ndiheni plot me energji për ta bërë këtë dhe për të arritur suksesin e dëshiruar.Yjet do t’ju dhurojnë burimet e duhura për ta bërë këtë.Jeni duke bërë shumë shpenzime të kota. Bëni kujdes të kontrolloni gjendjen tuaj financiare. Nëse nuk tregoheni të kujdesshëm në këtë drejtim java që vijon do të jetë mjaft e vështirë për ju.

 
Peshqit
20 shkurt - 20 mars

Mos bëni biseda serioze këtë javë. Përpiquni të evitoni keqkuptimet dhe tregohuni xhentilë. Në profesion qëndroni të qetë pasi asgjë e pakëndshme nuk do të ndodhë këtë javë.Do të merrni pjesë në një organizim që do t’ju lejojë të takoni persona interesantë. Një lidhje personale me një figurë mashkullore do t’ju bëjë të ndryshoni mënyrën e të menduarit dhe sjelljes.Java për ju do të jetë e mirë në anën financiare . Do të keni ngritje rroge të cilën keni kohë që e prisni. Është java që eprori juaj t’ju vlerësojë punën e bërë dhe të merrni atë që meritoni.Kujdes të veçantë duhet të tregoni këtë javë me shëndetin tuaj.Do të jetë një javë e favorshme për një udhëtim apo dhe shëtitje që do të ndryshonte totalisht gjendjen tuaj fizike.


 ju uroj te gjitheve fatë ne jetë   autor - P.DEMAJ


=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=
Me shkruaj ne EMAIL




ETNO ENGJUJT - Le per mua mama


Tingulli 3nt - Kalle Sonte


MIRSA KERCELLI feat GENTZ - Buzen mbi buz


Another World -Nora Istrefi


ADELINA ISMAILI -Trimit Tim


SLILLZ - Wu qa po shoh


KALTRINA SELIMI -Auto Stop