> Mirësevini ne WWW.PETRITI.TK, ketu do gjeni gjithqka qe e kerkoni po ashtu mundë te beni reklamime te ndryshme me qmime te volitshme ,ju urojm kenaqesi dhe rahati me veb faqen tonë
MIRSEVINI

. - ADEM JASHARI
 

Welcome
KONTAKTONI .
LIBRI I SHENIMEVE .
BOTA E YJEVE
VIDEO MUZIKORE
SI TE KOPJONI KUR KENI TEST
FJALË TE URTA
TE DUA NE 100 GJUHË TE BOTES
CHAMPIONS LEAGUE .
MOBILA new
Titleujjj
LAJME LIVE .
FRAZA DASHURIE
SPORT - VIDEOS
PËRRALLA
hnrnrytn
LIVE - SCORE
SA TE SHPEJT E KI RRJETIN
KENGË REMIXA
MOTI
PERRALLË ME TUPAN
ADEM JASHARI
GJERA INTERESANTE
PETRITI - CHAT
fjalor-GJERMANISHT-SHQIP
DEKLARATA E PAVARËSISË
FOTO
HISTORIA SHQIPTARE
FOTO DASHURIE
POEMA TE NDRYSHME msn
SHPALLJE
MEDIAT
MP3 SHQIP
KENGË RAPSODIKE
TESTI I DASHURISË
GAME
GRIME
- SMS -
FOTO HUMORI
BARCOLETA
HASHIM THAQI
SHESË - BLEJ
PRISHTINA 1926 -1961
VIDEO - POLITIKE
INFORMATA
HARTA E KOSOVËS
PAVARËSIA E KOSOVËS
HOROSKOPI -2008
GAME 2
PUNO HARTË
arbria e eperme
TV - BOTERORE
Titleliilli



                           autor  -PETRIT   DEMAJ 

 

                         

              Adem Jashari

Fotoporteti
Adem Jashari
Emri Adem
Mbiemri Jashari
Lindur më 28 nëntor 1955
Lindur në Prekaz
Vdiq më 6 mars 1998
Vdiq në Prekaz
Nacionaliteti shqiptar
Profesioni ushtria
Mirënjohje
Komandand legjendar
Adem Jashari

Adem Jashari lindi më 28 nëntor 1955 në Prekaz; vdiq më 6 mars 1998 në Prekaz.

Adem Jashari lindi në Prekaz të Drenicës, më 28 nëntor 1955. Këtë vit, Shaban Jasharit babai i tij, krahas Festës së Flamurit, që e festonte për çdo mot, ju shtua edhe një festë tjetër - Ditëlindja e djalit të cilin e pagëzoi: Adem. Dhe ishte e natyrshme që mbi djepin e posa të lindurit në këtë ditë, Djepi të mbulohej me flamurin e Skënderbeut. Kështu ndodhi atë ditë në familjen Jashari, në Prekazin e Ahmet Delisë. Familjes se xha Shabanit iu shtua edhe një pushkë, në Drenicë jehuan krismat e pushkëve për flamur dhe ushtarin e posalindur të lirisë. Xha Shabanit ju duk se jehona e pushkëve që krisën për lindjen e Adem Jasharit po shpërndahej valë - valë nëpër Drenicë e Kosovë si jehona "Prite, prite Azem Galicën o heeejjj", e atij sikur ju duk se po ndëgjonte jehonën: "Prite, prite Adem Jasharin o heeejjj". S'do të ishte çudi që atë ditë, xha Shabani t'i kishte ndëgjuar të dy jehonat, se atë ditë e kaluara po e përcaktonte të ardhmen, ishin bërë një. Atë ditë, Flamuri - Lindja - krisma - jehona ishin determinim i një lavdije të madhe. Adem Jashari erdhi në këtë botë me të vetmin ndryshim nga gjithë moshatarët e tij se ky u lind në ditën e fitorevë më të lavdishme të popullit shqiptar, në Ditën e 28 Nëntorit. Kështu nisi jeta në vazhdimësi në Prekazin e lavdive të përsëritshme. Në festë me krisma e këngë edhe vdekjen e bëjnë me krisma e këngë. Xha Shabani ishte i kujdesshëm me të gjithë fëmijtë, por ndaj Ademit tregonte një kujdes të veçantë, ndoshta pse i kujtohej dita e lindjes, i kujtoheshin krismat e pushkës dhe jehonat e përsëritura të atyre krismave në 28 Nëntorin e vitit 1955. Xha Shabani ishte bujk. Pas Luftës së Dytë Botërore, për një kohë pati ushtruar profesionin e mësuesit, por për shkak të veprimtarisë atdhetare ai do të largohet nga procesi mësimor. Ai pa ndonjë kundërshti vendosi të merrej me punimin e tokës dhe edukimin e fëmijëve në frymën e atdhetarizmes. Kështu po rritej Ademi së bashku me vëllezërit më të mëdhenj, Rifatin dhe Hamzën. Ademi kishte një interesim të veçantë për armët, për të bëmat e prekaziotëve gjatë historisë e sidomos i interesonte akti tepër burrëror i Ahmet Delisë dhe ndihma që ai i pati dhënë fqiut, që ishte sulmuar nga bandat serbe. Sopata e Ahmet Delisë, ajo që bandës çetnike i ndau kokat në dysh, ishtë bërë legjendë, legjendë e historisë në mbrojtje të nderit dhe dinjitetit kombëtar. Adem Jashari kishte një interesim të veçantë për Emin Latin, prekaziotin bashkëluftëtar të Azem e Shotë Galicës, të atij brezi trimash, që në gjithë shqiptarinë njiheshin për të bëme e trimëri. Ndonëse ky brez i trimave të qartur të lirisë, Kosovës nuk i sollen çlirimin e bashkimin kombëtar, por brezave ju lan amanet: pushkët trimërore të lirisë. Ky amanet përcillej nga brezi në brez, nga luftëtari të luftëtari me porosi, që të përcillej si stafetë deri në fitoren mbi armikun e kombit. Prekazi në mënyrën më besnike e përcolli amanetin e luftëtarëve të lirisë, jo vetëm duke e mbajtur syrin në shënjestër, por duke përcjell jehonën e pushkëve të lirisë nga Prekazi në Drenicë e në Kosovë, jehonë që i mbulonte të gjitha tokat e pushtuara të Shqipërisë. A nuk e tregoi këtë edhe Kulla e Shasivar Alisë, në dimrin e ftohtë të vitit 1945? A nuk u përsërit kjo nga pasardhësi i Emin Latit me 13 maj 1981, kur Tahir Meha mbuloi me turp njësinë speciale të policisë beogradase? Të gjitha këto dhe shumë të tjera që s'u përmendën, lanë gjurmë të thella në edukimin atdhetar të Adem e Hamëz Jasharit dhe çetës së tij trime. Adem dhe Hamez Jashari do të betohen para varrit të Tahir Mehës, se do të vazhdojnë luftën për çlirim deri në fitore. Dhe, ecen guximshëm rrugës së luftëtarëve kombëtarë, duke ngritur si në cilësi e në sasi numrin e luftëtarëve të lirisë e të pavarësisë, duke ngritur cilësin e luftës çlirimtare, me çka ndryshuan rrjedhat e historisë dhe hapen një epokë të re - Epokën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Demonstratat e vitit 1981, ngjarjet e Pranverës së madhe studentore të vitit 1981, të cilat u shndërruan në Lëvizje të madhe popullore, që me vite mbajten të ndezur flakadanin e lirisë e të çlirimit të kombit, patën ndikim magjik në brezin që formuan, organizuan dhe udhëhoqen politikisht dhe ushtarakisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Adem Jashari dhe çeta e tij ka qenë dhe ka mbetur bërthama themeltare e UÇK-së. Në histori ndodh edhe të ndodhin ngjarje të rastsishme, por Adem Jashari, çeta dhe familja e tij nuk janë rastësi e historisë, ata me ndërgjegje e vendosmëri u përgatitën për kthesën vendimtare të historisë sonë më të re. Adem Jashari nuk shkoi rastësisht në Shqipëri për të përsosur artin e luftës, të cilin e përvetësonte me shpejtësi të rrufeshme, dallohej nga i gjithë brezi i tij. Në përgatitjet ushtarake tregoi aftësi dhe cilësi të larta në përvetësimin e artit të përdorimit të armeve të ndryshme për luftën çlirimtare. Adem Jashari, ndryshimet që po bëheshin në vitet 90, i shihte me optimizëm, prandaj sinçerisht e vendosmërisht nisi angazhimin e tij në sferën ushtarake, për organizimin e luftës çlirimtare. Adem Jashari dhe çeta e tij nuk ishin nisur në rrugën e luftës për liri për hirë të këtij apo atij lideri, pse ky apo ai i paskan sytë e zinj. Ata ishin nisur për çlirimin e Kosovës pa bërë llogari meskine, karieriste apo grabitëse. Ata e donin Kosovën e lirë e të pavarur. Ata ishin të liruar nga ideologjizmat, veç shqiptarizmës. Adem Jashari dhe çeta e tij ndryshimet politike që ndodhen në vitet 90 i priti me optimizëm, besoj shumë, por nuk do të kalojë shumë kohë dhe do të zhgënjehen se kasta e "re" e politikajve po bëhej pengesë e rrjedhave të reja të historisë, po ngulfaste shpirtin luftarak të shqiptarëve liridashës. Kur në fund të vitit 1991, në Kosovë po bëheshin arrestime të të gjithë atyre që ishin përgatitur në Shqipëri, Adem Jashari do të njoftojë çetën e tij dhe të kërkojë nga ata, që të ishin vigjilent se çdo natë armiku mund t'iu trokaste në porta. Ai do t'iu thotë shokëve: "Armët nuk i kemi marrë që t'ia dorëzojmë armikut, por që ta luftojmë deri në fishekun e fundit". Më fjalën e komandantit u pajtuan të gjithë. Dhe, nuk vonoi dita kur armiku do të trokas në portën e Jasharëve. Ishte mëngjesi i hershëm i 30 dhjetorit 1991, ku armiku me një makineri të tërë policore kishte rrethuar Jasharajt dhe kërkuan dorëzimin e Adem Jasharit dhe Jasharëve tjerë. Adem Jashari me vëllezër e shokë apelit të armikut për dorëzim ju përgjigjen me breshëri armësh nga shumë drejtime. Ishte e çartë, çeta e Prekazit kishte vendosur epokën e luftës çlirimtare, ata mes jetës se burgut e të poshtërimit kishin zgjedhur jetën e lavdisë e të lirisë, me të gjitha pasojat që mund t'i kishte. Vetëm të guximshmit nëpër kohë të ndryshme i kanë ndërruar rrjedhat e historisë, kështu ndodhi edhe me Adem Jasharin dhe çetën e tij. Kështu nisin aksionet luftarake mbi policinë e armikut, fillimisht në Drenicë, e për t'u përhapur më vonë ne Llap e Dukagjin, në Drini e kudo në Kosovë. UÇK po bëhëj shpresë për popullin dhe tmerr për armikun, armikut po i rrëshqiste dheu nën këmbë, pasigurinë e shihte të çdo kaçube. Adem Jashari ishte kudo. Ai po bëhej legjendë. Ai ishte kudo ku sulmohej armiku, ai ishte në çdo cep të Kosovës. Vetëm frikacaket nuk mund t'i besonin trimërive e të bëmave të Adem Jasharit, ata nuk dëshironin ndeshjen me armikun dhe sa herë që çeta e tij sulmonte e vriste policinë kriminale të armikut do të thonin: "Këta janë dorë e zgjatur e armikut, janë të Sheshelit apo të Arkanit etj.", - dhe kjo nuk ishte diçka e re, dikush duhej të mbulonte kolaborimin me Beogradin, por paraprakisht duhej akuzohej tjetri. Adem Jashari kishte shumë mundësi, ai kishte zgjedhur me ndërgjegje mundësinë e luftës së armatosur për liri e pavarësi, anipse ai i dinte mundësitë e veprimit luftarak të UÇK-së. Pas luftës se 26 nëntorit 1997, në Llaushë të Re, ku mori pjesë Ademi me çetën e tij, nga e cila armiku u tërhoq me bisht nën këmbë, armiku do të bëjë plane për zhdukjen e Adem Jasharit. Kjo do të ndodhë me 22 janar 1997. Një bandë kriminele kishte sulmuar familjen Jashari, me qëllim që të zhdukej kjo çerdhe e rrezikshme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, falë gjakftohësisë e guximit të familjes dhe ndihmes që erdhi nga çeta, armiku u tërhoq pa arritur qëllimin. Ato ditë e tërë Kosova sikur ishte në Lagjen e Jasharëve. Nuk ishte e vështirë ta kuptoje mesazhin që kishte lënë armiku. Armiku ishte tërhequr i bindur se nuk kishte gjetur mënyren e eliminimit të Adem Jasharit dhe familjes Jashari. Armiku dëshironte qoftë edhe largimin e Jasharajve nga trojet e tyre, por Jasharajt nuk i lëshonin trojet stërgjyshore. Ata as të vdekur nuk donin të shkuleshin nga vendi i tyre, për çka kishin nisur luftën. Adem Jashari dhe gjithë Jasharajt nuk e donin ikjen e poshtërimin, ata e dëshironin qëndresën, e donin lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Armiku pas disfatës së 22 janarit kishte filluar përgatitjet për një sulm të përmasave të mëdha policore dhe ushtarake, dhe ky sulm do të fillojë në mëngjesit e hershëm të 6 marsit 1998, pak ditë pasi policia armike kishte pasur një disfatë të Lisat Binak, në Likoshan. Këtë herë forca të mëdha ushtarake dhe policore e kishin rrethuar Prekazin, me orientim kryesor Lagjen e Jasharëve. Lufta për eliminimin e Jasharëve ishte e rreptë. Armiku Prekazin e kishte vendosur në rreth të hekurtë dhe sulmonte nga shumë anë me armatim të rëndë. UÇK-ja aso kohe i kishte mundësitë e kufizuara të sulmit e të depërtimit. Adem Jashari dhe çeta e tij sulmit armik ju përgjigjen me sulm. Lufta që zhvilloi Adem Jashari me shokë që e madhe. Sulmi i armikut vinte nga larg. Pas një rezistence të gjatë dhe herioke, armiku arriti të djegë e shkatërrojë Lagjen e Jasharëve, por jo kurrë vendosmërinë për të vazhduar luftën për liri e pavarësi. Adem Jashari deri në vdekje luftoi e këndoi, jo vdekja e Adem Jasharit nuk është vdekje është përjetësi. Lufta për Prekazin që e ashpër. Qëndresa ishte e madhe. Ushtria Çlirimtare e Kosovës humbi prijetarin e saj. Kosova fitoi komandantin legjendar. Me aktin e rënies se Jasharëve, Kosova mundi frikën dhe për lirinë e pavarësinë u hapen shtigje të reja. Adem Jashari - legjendë, solli kualitet të ri në filozofinë dhe mendësinë e shqiptarëve për jetën, atdheun, lirinë për nderin dhe dinjitetin e kombit. Rënia heroike e Adem Jasharit i dha shtytjen më të fuqishme mobilizimit, strukturimit dhe profesionalizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ushtria Çlirimtare e Kosovës fitoi hapësira të reja veprimi. Komandanti Legjendar i UÇK-së me jetën, veprën dhe lavdinë e tij i dha kualitete dhe përmasa të reja 28 Nëntorit - Festës sonë Kombëtare.




                         JASHARAJT      DRENICË

 Komandanti legjendar
Më 5 mars 2008 u benë10 vite prej ditës kur, në Luftën e Madhe kundër forcave policore e ushtarake serbe, në Prekaz, ra heroikisht Adem Jashari, Komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me veprën e tij luftarake, begatoi legjendariumin tonë kombëtar edhe me një petk të ri të realitetit mbinjerëzor. Besën shqiptare e stolisi edhe me një kurorë madhështore. Trimërinë tradicionale e ngriti në piedestal. Poetikës sonë i dhuroi edhe një kryeprotagonist të famshëm. Historisë i shtoi një kaptinë të veçantë e më të lavdishme. Mbarë botës, edhe një herë, i tregoi se çfarë çmimi mund të paguajë populli shqiptar për liri e pavarësi. Babai i tij, Shaban Jashari, ndihmoi formimin patriotik të Adem Jasharit. Ai, më 1937, mbaron mësimet në gjuhën arabe në Medrese të Mitrovicës. Leximin dhe shkrimin shqip i mësoi si autodidakt. “Shquhej me bindje të paluhatshme fetare, kombëtare e shkencore. Pas Luftës së Dytë Botërore, u gjet me ditar në dorë. I takonte gjeneratës së parë të mësuesve në Drenicë. Filloi punën në shtëpitë shkolla dhe në kushte më të vështira”. Ishte koha kur nxënësve shqiptarë, sipas teksteve e programit pansllavist serb, duhej t’u shpjegohej se “të parët e popullit tanë ishin sllavët”! Çdo gjë kombëtare shqiptare trajtohej si nacionaliste e armiqësore. Mësuesi trim bile në kundërshtim flagrant me norma të huaja pedagogjike në shkollat shqipe. Frymëzohej veçanërisht nga Bajram Gashi i Rezallës, atëdhetar i dëshmuar, nip i tij, hoxhë, mësues dhe inspektor i shkollave. Tani e tutje, nxënësve u mësonte vjersha të Naimit, Mjedjes e Fishtës. U thoshte se “të parët e popullit tonë janë ilirët e jo sllavët”. Në debate ilegale, shpesh shtronte pyetje: “A ka besë me të pabesët; a ka bashkëjetesë me ata që e gjuajnë gurin dhe e fshehin dorën; që të vrajnë natën e të qajnë ditën; Vallë sa miliona shqiptarë do të ishin sot në Ballkan, po të mos e kishim përbindëshin serb midis nesh. Ndiej dhembje për ata që, edhe sot ëndërrojnë për ndonjë “bashkim-vëllazërim” me shkie. Sa herë e provuam këtë politikë, e paguam me kokë”. Regjimi komunist në Skënderaj, më 1951 e largon nga puna, me akuza se “është religjioz, nacionalist dhe bashkëpunëtor i Dervish Koprivës, njëri nga ballistët e njohur në Drenicë”. Nxënësve, dashamirëve, po edhe bijave e bijëve të vet shpesh, u fliste me emocione të thella për dijetarë dhe trima të Prekazit e më gjerë, për Ahmet Delinë, Mursel Ahmetin, Ramë Islamin, Emin Latin, Hafëz Arifin, Hys Feratin, e më në fund për Nebih e Tahir Mehën. Tahir Meha, më 13 maj 1981, mu në ditën e festës tradicionale të Sigurimit shtetëror jugosllav, prej kullës së vet, lufton me një njësit të policisë sekrete, që e rrethuan dhe donin të arrestonin. Në Kosovë ndodhej edhe ministri jugosllav i punëve të brendshme, krimineli Franjo Herleviç. Sulmojnë me tanke e helikopterë. Ishte kjo lufta e parë e armatosur kundër regjimit okupator, pas 32 vitesh, kur Rifat Berisha, më 17 maj 1949, lufton kundër forcave policore – ushtarake në Gajrak të Malishevës. Ranë dëshmorë Tahiri dhe babai i tij Nebihu, pasi vranë 4 policë dhe plagosën disa të tjerë. Varrimi bëhej më 15 maj 1981. Pjesëmarrja e shqiptarëve ishte e ndaluar rreptësisht. Ademi, megjithë urdhërin policor, së bashku me babanë, Shabanin, dhe të vëllanë, Hamzën, u gjetën aty. Në shenjë të pikëllimit të thellë, që të tretë së bashku me të pranishmit e paktë, mbi varret e këtyre dëshmorëve betohen: “Lufta me Serbinë do të shkojë deri në fund”. Kjo ishte edhe një ditë historike, kur Adem Jashari i shpalli luftë Serbisë. Ai qysh i ri, organizoi dhe mori pjesë në demonstrata, si në Skënderaj, Mitrovicë e Prishtinë, kundër Kushtetutës së tankeve, më 1989/90, me të cilën Serbia suspendoi KSA-në e Kosovës dhe bëri ripushtimin klasik të saj. Adem Jashari, më 3 nëntor 1991, shkon në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” – Dega e Forcave Tokësore në Tiranë, për stërvitje, që organizohej si kurs njëmujor. I takoi kontingjentit të parë. Mësoi qitjen me të gjitha llojet e armëve, që nga pistoleta e deri te mortajat e granatahedhëset. Tregoi rezultate shembullore. Më 30 vjetor 1991, “në orët e hershme të mëngjesit, forca të mëdha policore, me armatim të rëndë, rrethojnë Familjen Jasharaj. Kërkonin dorëzimin e Ademit ose do ta pushkatonin babain e tij Shabanin, që e mbanin peng. Rifati, Hamza dhe Ademi u shpallin rezistencë të armatosur. Të shtëna dëgjohen edhe nga fqinjtë përreth. Kolona të gjata njerëzish, nga të gjitha anët e Drenicës, nisen në drejtim të Prekazit. Situata qetësohet kah ora 16, me ndërhyrjen e subjekteve politike shqiptare. U keqtrajtuan me dhjetra gra, fëmijë e pleqë”. Më 26 nëntor 1997, në Rezallë të Re, së bashku me shokët, pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, theu sulmin e një ekspedite ushtarako-policore. Më 22 janar 1998, trojet e Adem Jasharit rrethohen për së dyti. Të vetmit, që e mbijetuan këtë rrethim, janë Bajram Gashi, nipi i tyre dhe Iliriana, bija e Rifatit. Bajrami tregon: “Në mrëmje të 21 janarit, shkova te dajtë. Ishte muaj i ramazanit. Në kullë, për fat, i gjeta dajën Shaban me të dy djemtë, Hamzën e Ademin. Më pritën me gëzim të madh, sikur po e dinin se kjo ishte pritja e fundit. Ademi, pasi u terrua, veshi armët dhe u nis për në detyrë të vet. Daja Shaban, në bisedë, më tha: ‘Po nipo po, po flitet si do të na rethojnë. Por, neve, përveç vdekjes, s’ka forcë që na detyron t’ia kthejmë shpinën pragut të shtëpisë’. Të nesërmen, para syfyrit, dola në korridor të odës, për të marrë abdest e për të falur sabahin. Papritmas, afër dritares, shpërtheu një bombë. U thyen xhamat. Daja Shaban tha: ‘Bajram, u rrethuem’. Mori automatikun dhe, prej dritares, shtinte pa ndërpre. Nipat, Besimi (16), biri i Hamzës, dhe Kushtrimi (13) e Fitimi (17), bijtë e Ademit, që ishin me ne në kullë, sikur bënin gara me gëzim, në ndonjë lojë, kapën armët dhe filluan luftën. Nga bomba e dytë, dera ra përbrenda. Kulla u mbush me tym. Hamza me Zarifen, të shoqen e Rifatit dhe me të dy vajzat, Iliranën (24) dhe me Selveten (20), bijën e vet, luftonin nga shtëpia e vjetër. Adilja, shoqja e Ademit, mbante lidhjet shtëpi-kullë. Feridja, shoqja e Hamzës, kujdesej për strehimin e fëmijëve. Mu aty, shpërtheu edhe bomba e tretë. Përeç demolimeve, s’pat pasoja të tjera. Ishte luftë e vërtetë. Dukej sikur oborrit i shkonte flakë. Filluan të shtëna edhe nga fqinjët. Daja Shaban, në stilin e Azem Galicës, lëshoi kushtrimin me zë të lartë: ‘O pritmi në atë anë e mos mi lësho asnjë të gjallë’. Në ora 6 të mëngjesit, armiqtë tërhiqen. Iliriana e Selveti kishin marrë plagë të lehta. Ndihmë mjekësore u ofruan mjekët dr. Abdyl Salihu dhe dr. Bajram Rexhepi, tani kryeministër i Kosovës, që erdhën prej Mitrovicës. Më vonë erdhi edhe Ademi. Më përqafoi, duke më thënë: ‘A ti Bajram po lufton kështu a’? Edhe sot më duket se mustaqet e tij të gjata, ende më kanë mbetur në faqen time të djathtë”. Më 28 shkurt 1998, Adem Jashari me bashkëluftëtarët, nxitoi në frontin e luftës në Likoshan e Qirez. Edhe aty jep një kontribut të veçantë për thyerjen e hordhive gjakatare serbe. “Më 5 mars 1998 rrethohet pjesa më e madhe e Drenicës Veriore. Adem Jashari, përmes radiolidhjeve, nga Jetullah Geci në Llaushë, njoftohet se, nga Mitrovica për Skënderaj, po arrinte një kolonë e gjatë e forcave policore e ushtarake serbe. Prej andej do të fillojë rrethimi i Prekazit të Poshtëm’. Në pikësynim ishin Kulla dhe shtëpitë e Adem Jasharit. Vinin edhe tri kolona, nga Prishtina në drejtim të Gllogofcit; nga Klina drejt Malishganit dhe tjetra depërtonte prej Siçeve, Kopiliqi e Açareve. Ndërkohë, vetëm rreth fshatit Prekaz i Poshtë, vëreheshin mbi 100 automjete, prej të cilave 70 të blinduara. Në Fabrikën e Municionit, sipas njoftimeve të OSBE-së, ishin pozicionuar forca të specializuara serbe. Të gjithë ishin në gatishmëri luftarake. Prekazin, pak më vonë, e rrethojnë edhe 200 automjete të blinduara. Ishte e pamundur që dikush të ofronte ndihmë. Familja e Adem Jasharit, njëzëri, vendosën të mos largoheshin nga shtëpia. Ata që ishin të aftë, kapën armët dhe zunë pozitat për luftë. Të gjithë angazhohen për ndihmë njëri-tjetrit, pavarësisht nga mosha e gjinia. Rreth orës 6 të mëngjesit, nga Fabrika e Municionit, dëgjohen tri të shtëna. Supozohet se paralajmëronin luftën. Nga ora 6.45, prej kësaj fabrike dalin forca të mëdha të artilerisë së rëndë. Vendosen në Mishlan, kodra më e lartë në lagje, përballë shtëpive të Jasharajve, në lindje. Ky ishte rrethimi i fundit dhe më i forti. Sipas vëzhguesve, në rrethimin e Prekazit të Poshtëm, përkatësisht të lagjes së Jasharajve, ishin angazhuar afro 8000 trupa. Komandanti Legjendar Adem Jashari, në bisedë telefonike me njësitin e UÇK-së në Llaushë, u thotë: ‘Për hajr na qoftë lufta’, duke shprehur kështu vendosmërinë e një ushtaraku trim e të pathyeshëm. Filloi sulmi i pakrahasuar nga të katër anët. Lufta zgjati tërë ditën. Në mbrëmje, të shtënat ishin paksa më sporadike. Vritet Adile Jashari, bashkëshortja e komandantit, duke i ndihmuar burrit me armë e municion. Më 6 mars, lufta vazhdon me të njejtin intensitet, por nga distanca. Serbët kurrë s’kanë bërë luftë ballë për ballë, por vetëm nga distanca. Nga rezistenca e Komandantit dhe e Jasharajve, forcat serbe shpesh tërhiqeshin nga një pozicion në tjetrin. Fitim Jashari (17), djali i Komandantit, dy ditë e ka mbajtur pozicionin e vet luftarak, derisa ka rënë trimërisht. Luftuan edhe të gjithë të tjerët, që ishin të aftë për ta mbajtur pushkën dhe për aq sa patën municion. Më 7 mars, që nga mëngjesi, forcat armike shumëfishohen. Detonimet ishin edhe më të fuqishme. Deri në momentin e fundit Komandanti s’e ndërpreu këngën ‘Besa-Besë’. Këndonte sepse, siç thoshte vet: ‘Erdhi dita të luftojmë në front dhe haptas me Serbinë. Jemi në pozicionin më të shenjtë dhe më të shtrenjtë – pranë vatrës dhe tokës sonë etnike. Kam bindje të plotë se Serbia, pas kësaj lufte, do të humbë. Kosova dhe shqiptarët do të çlirohen përgjithmonë’. Këndonte për ta forcuar moralin luftarak të familjes, në çastet kur të gjithë e shikonin vdekjen për së afërmi. U thoshte: ‘Mos u frikësoni. Qëndroni trimërisht, ashtu qysh keni qëndruar gjithmonë’. Një predhë e rëndë, ndoshta raketë tokë-tokë, godet shtëpinë e Komandantit, nga pjesa verilindore. Ia qëllon dhomës ku ishin trehuar 14 veta, të moshave prej 7-72 vjeçare. Prej tyre, 12 ranë dëshmorë. Shpëtojnë Besarta (12) dhe Kushtrimi (13). I parafundit, nga anëtarët e familjes së Shaban Jasharit, ditën e tretë të luftës, para derës së shtëpisë më të madhe, ra heroikisht Adem Jashari, komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E çoi në vend betimin e dhënë mbi varrin e Tahir Mehës, para 17 viteve. Para muzgut, Kushtrimi mendon se ka kaluar rreziku. I thotë Besartës “Të dalim, ndoshta shpëtojmë!” Posa del në derë, plumbat e armikut e qëllojnë edhe atë. Ra edhe ky dëshmor, afër babait legjendar e të shtrenjtë. “Prej 22 anëtarëve, që ishin në shtëpi ditën e sulmit, 20 ranë në altarin e lirisë: Shaban Murat Jashari (74), Zahide Shaban Jashari (72), Zarife Rifat Jashari (49), Hamëz Shaban Jashari (47), Ferida Hamëz Jashari (43), Adem Shaban Jashari (43), Adile Adem Jashari (40), Selvete Hamëz Jashari (20), Hidajete Rifat Jashari (18), Fitim Adem Jashari (17), Afete Hamëz Jashari (17), Besim Hamëz Jashari (16), Valdete Rifat Jashari (14), Lirije Hamëz Jashari (14), Igballe Rifat Jashari (14), Kushtrim Adem Jashari (13), Blerim Hamëz Jashari (12), Igball Rifat Jashari (11), Fatime Hamëz Jashari (8), Blerim Hamëz Jashari (7). Mbetën të gjallë: Rifat Shaban Jashari (52), Murat Rifat Jashari (26), Bekim Hamëz Jashari (25), Iliriana Rifat Jashari (24), Lulzim Adem Jashari (22), Bashkim Rifat Jashari (22), Shqipe Adem Jashari (17), Besarta Hamëz Jashari (11), Fazli Rifat Jashari (10) dhe Marigona Adem Jashari (8). Pothuajse i njejti fat i përcolli edhe familjet e tjera të Jasharajve, si të Qazimit, Beqirit, Sherifit, Zenës, Tahirit, Zukës, Sadikut, Hamitit, Qerimit, Maliqit, Halitit, Fejzës, Bajramit, Sinanit, Aliut, Smailit etj. “Që nga dita e tretë, kur rezistenca filloi të bjerë, në lagjen Jasharaj, nga mbrëmja, futen policia. Mblidhnin kufoma nga të dy frontet. Kufomat tona i dërguan në Morgun e Prishtinës. Më 8 mars, në orët e vona, i kthejnë në Skënderaj. Tërë natën i mbajnë në kamiona të policisë. Komandanti i policisë i shkon në shtëpi Hilmi Nuradinit, mik i Shaban Jasharit dhe i kërcënohet: ‘Nëse nuk i pranoni kufomat, në emër të shtetit, i varrosim ne vetë’. Hilmiu i thërret disa qytetarë. Formohet Këshilli i Pranimit dhe i Varrimit të 48 kufomave, i përbërë nga Emin Dajaku, zejtar në Skënderaj; Hilmi Nuradini, tregtar nga Klina e Poshtme; Ibush Kabashi, fotograf nga Palaci; Jahir Bejta, jurist nga Skënderaj; Mehmet Çollaku, jurist nga Qubreli; Nazif Goxhuli, mjek nga Skënderaj; Rifat Bejta, arsimtar nga Prekazi dhe Ymer Gashi, jurist nga Skënderaj. Më 9 mars i pranuam kufomat. I vendosëm në një lokal të gjerë në deponë e Lah Hotit nga Tushilla. Me ne ishte edhe imami, mulla Osman Hoti i Likofcit. Filluam identifikimin. Erdhën shumë gazetarë dhe agjenci televizive. Incizonin pamje të tmerrshme. Të nesërmen, më 10 mars, nga Gjakova na erdhën arkivolet. I vendosëm kufomat në to. Bartjen deri në vendvarrim, e bëri policia me kamionët e tyre. Kishte edhe serbë të Bajës, zjarrfikës e të burgosur. Deri sa shkuam ne pas tyre, nja 2 km. këmbë, policët i kishin lëshuar kufomat nëpër varre, por mbrapsht, në kundërshtim me rregullat fetare islame. Na dhanë urdhër të prerë: ‘Vetëm 15 minuta keni afat për t’i varrosur’. Filluam punën më të rëndë që mund të mbahet mend. Ishim vetëm 12 veta. Çdo njërit i rrinin nga tre policë mbi kokë. E mbuluam rendin e parë e pjesërisht të dytin. Komandanti i policisë urdhëron: ‘Arkivolet e tjera të mbesin të pambuluara’! Sigurisht, pasi u terrua, frikësoheshin nga ndonjë rrezik i papritur. Më 11 mars, profesor Zekeria Cana, mulla Hajdin Aruçaj, Xhafer Murtezi, Hilmi Nuradini, Mehmet Çollaku e Nazif Goxhuli, shkojnë në Palc, ku ishte një shtab i policisë, për të kërkuar garanci, deri sa të mbulohen arkivolet. Marrëveshja arrihet por, me kusht, që kufomat e mbuluara të mos preken, ndërsa të tjerat të rregullohen sipas normave fetare. U caktuan vetëm 60 veta, për të marrë pjesë në varrim. U nisëm prej Skënderajit për në Prekaz. Pas nesh vinte policia në kolonë, me vetura, pizgauerë e tanke, që u stacionuan në Lagjen Jasharaj. E vëzhgonin së afërmi punën tonë. Në prani të pjesëmarrësve, të gazetarëve të vendit e të huaj, me një amin dhe një minut heshtje, ua bëmë nderimet dëshmorëve të kombit. Me fjalën përfundimtare të prof. Zekeria Canës, ashtu si mundëm, e përfunduam varrimin. Policia, kufomat e tyre, që i mbanin në sekret të plotë, i kërkonin nëpër shtëpitë gërmadha të Jasharajve. Megjithatë, një gazetar i “Delo”-s së Lubjanës, pohonte se kanë mbetur të vrarë 72 pjesëmarrës të forcave serbe’. Televizioni serb ‘B-92’, i Beogradit, lajmëron se ‘në Luftën në Prekaz’, kanë mbetur 69 policë të vrarë’. Ministri jugosllav i punëve të brenshme, në televizionin gjerman, ndonëse nga agjencitë thuhej se ‘në Prekaz s’ka pasur luftë’, deklaroi se ‘në Prekaz është bërë një luftë e madhe, sikur në Luftën e Dytë Botërore”. Rifat Jashari e Zukë Jashari, me më të afërmit, me miq e dashamirë, në Odën e madhe të Rifatit, të punuar shpejt pas luftës, prej 12 qershor 1999, pa kufizim, mbajnë të pamen tradicionale, më të madhe që mbahet mend në Drenicë. Megjithë dhëmbjen, për humbjen e 56 anëtarëve të familjeve të tyre, të moshës prej 4-96 vjeç, qëndrojnë të fortë. Janë të vetëdijshëm se nuk është lehtë të jesh në piedestal të luftës për çështjen kombëtare. “Zoti ju lashtë shëndoshë o burra”, ishte refreni që dëgjohej nga ngushëlluesit. “Qofshi shëndoshë. Edhe ju Zoti ju lashtë shëndoshë”, ua kthenin vizitorëve shprehjet e ngushëllimeve, siç u ka hije burrave me qëndresë të pathyeshme. Qëndresë të jashtëzakonshme tregonin të gjithë të mbijetuarit. “Rifati, motrat Hava (54), Zyla (49), Zoja (47), Qamilja (41) e Halimja (32), me bijë, bija, nipa e mbesa, krjionin përfytyrimin e pafundësisë së universit njerëzor, sikur Zoti kishte hedhur balsamin mbi plagët që kishin në ato zemra të mëdha”. Pyetjes: “A mund ti del Kosova përballë borxhit që ia ka Familjes Tuaj”, Rifati i përgjigjet: “Jo, Kosova nuk i ka kurrfarë borxhi familjes sonë. Njëzet anëtarë të kësaj shtëpie dhe dyzet të tjerë të lagjes përreth, kanë rënë duke e larë borxhin ndaj Kosovës sonë martire. E ky borxh ndaj Kosovës mund të paguhet vetëm duke qenë të bashkuar, në luftën tonë për liri e pavarësi dhe për bashkim kombëtar”. Trojet e Adem Jasharit, tani Kompleksi Memorial, i kanë vizituar edhe nga 5000 vizitorë në ditë, nga gjithë hapësira shqiptare e diaspora. 
SHKRUAJTUR  NGA  P.Demaj

Me shkruaj ne EMAIL




ETNO ENGJUJT - Le per mua mama


Tingulli 3nt - Kalle Sonte


MIRSA KERCELLI feat GENTZ - Buzen mbi buz


Another World -Nora Istrefi


ADELINA ISMAILI -Trimit Tim


SLILLZ - Wu qa po shoh


KALTRINA SELIMI -Auto Stop







This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free