> Mirësevini ne WWW.PETRITI.TK, ketu do gjeni gjithqka qe e kerkoni po ashtu mundë te beni reklamime te ndryshme me qmime te volitshme ,ju urojm kenaqesi dhe rahati me veb faqen tonë
MIRSEVINI

. - GJERA INTERESANTE
 

Welcome
KONTAKTONI .
LIBRI I SHENIMEVE .
BOTA E YJEVE
VIDEO MUZIKORE
SI TE KOPJONI KUR KENI TEST
FJALË TE URTA
TE DUA NE 100 GJUHË TE BOTES
CHAMPIONS LEAGUE .
MOBILA new
Titleujjj
LAJME LIVE .
FRAZA DASHURIE
SPORT - VIDEOS
PËRRALLA
hnrnrytn
LIVE - SCORE
SA TE SHPEJT E KI RRJETIN
KENGË REMIXA
MOTI
PERRALLË ME TUPAN
ADEM JASHARI
GJERA INTERESANTE
PETRITI - CHAT
fjalor-GJERMANISHT-SHQIP
DEKLARATA E PAVARËSISË
FOTO
HISTORIA SHQIPTARE
FOTO DASHURIE
POEMA TE NDRYSHME msn
SHPALLJE
MEDIAT
MP3 SHQIP
KENGË RAPSODIKE
TESTI I DASHURISË
GAME
GRIME
- SMS -
FOTO HUMORI
BARCOLETA
HASHIM THAQI
SHESË - BLEJ
PRISHTINA 1926 -1961
VIDEO - POLITIKE
INFORMATA
HARTA E KOSOVËS
PAVARËSIA E KOSOVËS
HOROSKOPI -2008
GAME 2
PUNO HARTË
arbria e eperme
TV - BOTERORE
Titleliilli

                              GJERA INTERESANTE

08.05.2008
Një vajzë me dy fytyra lindi të hënën në Indinë perëndimore. Familja e saj dhe banorët e asaj ane besojnë se është reinkarmim i zotit.
   Shqipëria, Kuvajti i Ballkanit


harta e shqiperiseStudimet e fundit po nxjerrin gjithmonë e më shumë në pah rezervat e mëdha të naftës në Shqipëri. Studimet e fundit tregojnë se vendi ynë zotëron 57% të rezervave të naftës në rajon.

 

Banorët e qytezës Dehlija, ku dhe ka lindur kjo vajzë këndojnë dhe vallëzojnë duke i dhënë para foshnjë dhe duke kërkuar prej saj bekimin e perëndisë, pasi që besojnë se ajo është shenjtore. Në ndërkohë cirku i qytezës ka kërkuar që ta blejë beben, por prindërit e kanë mbajtur atë për vete. Foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa familja e saj shpreson se shteti indian do të ndihmojë në kurimin e fëmijës së tyre. (Lajm)

Një studim i bërë për llogari të kompanisë "Manas Petroleum" nga amerikanët e Gustavson Associates LLC, ka konkluduar se Shqipëria zotëron më shumë se 57 për qind të rezervave të naftës që gjenden në Ballkan. "Nga 345 milionë fuçi naftë që gjendet në Ballkan, 198 milionë prej tyre ndodhen në Shqipëri", thotë studimi. Kjo është naftë e rikuperueshme ose e thënë ndryshe naftë që me teknologjinë aktuale mund të nxirret nga nëntoka. Sipas të dhënave, mendohet se rreth 100 milionë e kësaj rezerve ndodhet në vendburimin e Patos-Marinzës, që është dhe fusha naftëmbajtëse më e madhe në Evropën Kontinentale.

Rezervat

Që nga viti 1990, vendi është ndarë në disa zona, të cilat u janë dhënë për shfrytëzim kompanive të huaja. Por, nga një vend eksportues deri më 1989-ën, tashmë Shqipëria detyrohet të importojë 73% të nevojave të saj për naftë. Kjo edhe për arsyen se dy vitet e fundit një pjesë e mirë prodhimit vendas po ikën për eksport. Kanadezja "Bankers Petroleum", që prodhon naftë në vendburimin e Patos-Marinzës në bazë të një marrëveshjeje koncesionare po eksporton më shumë se gjysmën e prodhimit të saj në vendin fqinj, Itali. Ndërsa kompanitë e tjera koncesionare nuk ushtrojnë aktivitet nxjerrës. Në 15 vjetët e fundit, licenca për këtë qëllim u janë dhënë kompanive amerikane, austriake, kanadeze, kroate, greke dhe suedeze. Sipas statistikave të Bankës Botërore, janë kryer shpime në 4 666 puse nafte, nga të cilat 3 123 janë operative, ndërsa 981 të tjera janë mbyllur apo braktisur. 


 Gratë e ministrave shqiptar, Basha më e pasur
 Rezultatet tregojnë se më të zgjuarit gënjejnë më shumë dhe e bëjnë në moshë më të hershme se të tjerët. Studimi: Të vegjlit imitojnë prindërit dhe i druhen ndëshkimit.

 Bashkëshortet e qeveritarëve, të gjitha qindarkat e tyre. Liri Berisha, më e varfër. Burri i Majlinda Bregut siguron 52 mijë euro në vit për familje. Me pasurt gruaja e Bashes.Gratë e ministrave të kabinetit "Berisha" rezulton të kenë rritur të ardhurat e tyre personale krahasuar me një vit më parë. Deklarimet e fundit të pasurisë për vitin 2007, të depozituara në ILDKP, verifikojnë këtë konstatim. Natyrshëm vendi i parë vazhdon të mbahet prej bashkëshortes së ministrit të Punëve të Jashtme, Lulzim Basha. Gruaja e Kryeministrit Sali Berisha kishte të ardhurat vjetore nga paga në masën 401616 lekë. Në deklarimin e fundit ajo rezulton të ketë përfituar nga paga 393549 lekë. Shuma që Liri Berisha merr në qendrën shëndetësore nr.4 në kryeqytet duket të ketë pësuar rënie. Gruaja e ministrit të Arsimit, Genc Pollo, kishte të ardhura vjetore në vitin 2006 në shumën 2308289 lekë. Në formularin e fundit është shënuar se Dajana Pollo është deklaruese kryesore. Bashkëshortja e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, rezulton të ketë pësuar një rritje të ardhurash prej më shumë se 300000 lekë. Në vitin paraardhës ajo merrte 1423000 lekë, ndërsa për vitin 2007 ka pasur të ardhurat nga paga si menaxhere marketingu në "Interalbania", 1758000 lekë. Gruaja e ministrit aktual të Mbrojtjes, Gazmend Oketa, kishte të ardhurat në masën 388200 lekë, ndërsa për vitin që shkoi Adela Oketa ka përfituar në total 346536 lekë. Paga e Nexhmije Gjanës në Kuvendin e Shqipërisë rezulton të ketë ardhur në rritje. Në vitin 2006, gruaja e ministrit të Bujqësisë kishte pasur të ardhurat në 546430 lekë, ndërsa në vitin pasardhës 819077 lekë. Bashkëshortja e ministrit të brendshëm, Bujar Nishani, merrte 629000 lekë, ndërsa nga puna e saj në Ministrinë e KTRS ka përfituar vitin e fundit 720000 lekë. Rritje ka pësuar edhe paga e gruas së ministrit të Shëndetësisë, Nard Ndoka. Ajo merrte në vitin 2006 shumën prej 494064 lekësh, ndërsa një vit më pas të ardhurat i shkojnë 627012 lekë. Gruaja e ministrit të Transporteve dhe Telekomunikacionit, Enkeleda Olldashi, merrte një pagë vjetore në shumën 1042179 lekë, ndërsa një vit më pas të ardhurat i shkojnë në 1679868 lekë. Eglantina Bode ka marrë më shumë të ardhura në vitin 2007, konkretisht 1426000 lekë, ndërsa një vit më parë merrte 1056052 lekë. Bashkëshortja ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha, fiton në një vit 51391 euro, ndërsa më parë merrte 49512 euro. Bashkëshorti i Majlinda Bregut ka përfituar katër mijë euro më shumë se një vit më parë. Në vitin 2007 rezulton të ketë marrë në total 52000 euro dhe një vit më parë shumën prej 48000 eurosh. Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, në deklaratën e pasurisë për vitin 2006, nuk kishte plotësuar të dhëna për pagë nga bashkëshortja, ndërsa këtë vit shënon 974210 lekë nga puna e saj në Ministrinë e Jashtme. Këtë vit ministri i punës, Kosta Barka, nuk ka deklaruar asnjë të ardhur nga bashkëshortja, ndërsa një vit më parë përfitonte nga pensioni shumën 50340 lekë. Bashkëshortja e Lufter Xhuvelit merrte në vitin 2006 të ardhura vjetore 180000 lekë, ndërsa në vitin e fundit bilanci i saj është 140000 lekë. 


 Padit burrin për virgjërinë e humbur

 Një malajziase 30-vjeçare ka paditur burrin e saj, duke kërkuar dëmshpërblim prej tre miliona ringitë (rreth 882.000 dollarë amerikanë) për shkak të humbjes së virgjërisë, duke marrë parasysh se ai nuk i ka përmbushur premtimet e dhëna para martesës. 


Pos kësaj, mësuesja 30-vjeçare nga shteti lindor malajzias Sarawak ka kërkuar nga gjyqi që të prishë martesën e saj.
Para trupit gjykues ajo ka ofruar informata sipas të cilave burri e ka bindur se si duhet të lëshohen në marrëdhënie seksuale, para martesës, respektivisht disa muaj pas takimit të tyre të parë në vitin 2006, duke i premtuar se do të martohet me të.
Çifti pas disa muajsh edhe u kurorëzua për së vërteti, mirëpo familja e burrit ka refuzuar të pranojë lidhjet e tyre jashtëmartesore.
Në padinë e paraqitur në gjyq, gruaja e mashtruar pohon se është joshur në marrëdhënien e parë seksuale
me premtimin se do të ketë martesë të lumtur, mirëpo, në vend të saj ajo nga burri dhe familja e tij ka "duruar fyerje dhe keqtrajtim psikik". "Bëhet fjalë për padinë e parë të këtij lloji në Malajzi", ka thënë avokati i saj - Ernest Chua.


 Përse fëmijët thonë gënjeshtra?

 

"Fëmijët tanë thonë gënjeshtra, sepse jemi në prindërit e tyre që ua mësojmë". Testi provokues i cili është arritur përmes disa studimeve është publikuar në kopertinën e "New York Magazine": ‘white lies‘ gënjeshtrat e vogla të pafajshme që thuhen nga nëna dhe babai në prani të të vegjëlve, krijojnë një model sjelljeje të ngjashëm dhe imitues nga fëmijët.

Fenomeni është universal. Në një studim të bërë nga një kërkuese amerikane është vënë re se 98% e adoleshentëve të intervistuar kanë treguar gënjeshtra pafund në 12 "fusha". Gënjeshtrat më të zakonshme? Arsyetimin e justifikimeve, në përdorimin e alkoolit dhe drogës, identitetin e miqve, filmat e parë (natyrisht "filmat që ndalohen për minorenët"), t‘i japin makinës në gjendje të dehur, festat (pa praninë e të rriturve).

Gënjeshtrat fillojnë në moshë shumë të vogël, rreth 2-3 vjeç dhe variojnë sipas inteligjencës së fëmijës, më të zgjuarit thonë më shumë gënjeshtra. "Gënjeshtra është një nga faktorët kryesorë që ndikon në zhvillimin e fëmijës. Para se një fëmijë të thotë gënjeshtrën duhet të dijë të vërtetën, të mendojë me zgjuarsi një realitet alternativ, për t‘ia "shitur" më pas atë me bindje një të rrituri", thotë një studiuese nga "McGill University" dhe autore e një sërë studimesh mbi fenomenin në fjalë.

Një nga eksperimentet e saj, që titullohet "The Peeking Game" (Loja e qyqeve) ka shërbyer për t‘i ulur fëmijët e klasave fillore me fytyrë nga muri për të gjetur identitetin e një lodre në bazë të muzikës së prodhuar pas shpinës së tyre. "Pas tri përgjigjesh të gabuara dinin të fitonin një çmim, 76% e pjesëmarrësve u ngatërruan dhe mes tyre 95% e mohuan një fakt të tillë", tregon studiuesja.

Nëse çdo moshë ka gënjeshtrat e saj, arsyet që i shtyjnë fëmijët të tregojnë gënjeshtra ndryshojnë. Për shembull në moshën 4-vjeçare një nga arsyet që fëmijët gënjejnë është frika se mos ndëshkohen. Kur mbushin 6 është dëshira për të hyrë në shoqëri, ndërsa kur arrijnë të 11-18-at është periudha ku çdo fëmijë kërkon të ketë një identitet të vetin, të fshehtë ose të pavarur nga prindërit. Në moshën 11-vjeçare, fëmijët janë më rebelë dhe më gënjeshtarë sesa kur arrijnë të 18-at.


shkruajtur nga - PETRIT DEMAJ
Me shkruaj ne EMAIL




ETNO ENGJUJT - Le per mua mama


Tingulli 3nt - Kalle Sonte


MIRSA KERCELLI feat GENTZ - Buzen mbi buz


Another World -Nora Istrefi


ADELINA ISMAILI -Trimit Tim


SLILLZ - Wu qa po shoh


KALTRINA SELIMI -Auto Stop







This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free