Hashim Thaçi,
kryetar i PDK-së
Hashim Thaçi është lindur më 24 prill
të vitit 1968 në Burojë të Skenderajt.
Shkollimin fi llor dhe të mesëm e ka
përfunduar në Skenderaj. Ka mbaruar studimet
në vitin 1993 në Fakultetin Filozofi k
të Universitetit të Prishtinës, Dega e Historisë.
Ka vazhduar studimet postdiplomike
në Departamentin e Shkencave Politike në
Universitetin e Cyrihut. Nga viti 1990 deri
me 1991 në Universitetin e Prishtinës ka
kryer detyrën e prorektorit - student. Gjatë
viteve 1990- ‘93 është një nga udhëheqësit
kryesorë të Lëvizjes Studentore.
Në vitin 1992/93 merr pjesë aktivisht në
përpjekjet për themelimin e një organizate
ushtarake, qëllimi i të cilës ishte
çlirimi i Kosovës nga pushtimi serb. Kjo
e bën atë njërin ndër themeluesit e Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës dhe gjatë luftës
së viteve 1998/99 edhe shef politik të saj.
Pas themelimit të UÇK-së, policia serbe në
vitin 1993 tenton ta arrestojë në shtëpinë
e tij, por dështon. Dy vite më vonë, një
gjykatë serbe Thaçin bashkë me një grup
anëtarësh të tjerë të UÇK-së, në krye me
Adem Jasharin, i dënon me shumë vite
burg në mungesë. Gjatë periudhës së qëndrimit
në Perëndim, Thaçi disa herë kthehet
ilegalisht në Kosovë për t’i konsoliduar
formacionet e UÇK-së. Me fi llimin e luftës
ai vihet në krye të UÇK-së, në cilësinë e
Shefi t të Drejtorisë Politike. Nga kjo pozitë
ai drejton Delegacionin e Kosovës në
Konferencën Ndërkombëtare në Rambuje
të Francës. Pas luftës në cilësinë e Shefi t
politik të UÇK-së dhe detyrën e Kryeministrit
në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës,
Thaçi udhëhoqi negociatat e vështira rreth
transformimit të UÇK-së, negociata që
përfunduan me marrëveshjen për shndërrimin
e UÇK-së në TMK. Në tetor të vitit
1999 u themelua Partia Demokratike e Kosovës
(PDK). Thaçi u zgjodh kryetar i saj.
Ai është rizgjedhur sërish në këtë detyrë
në vitin 2002 dhe 2004. Aktualisht është
kryeministër i Kosovës. Është i martuar
dhe ka një djalë. Flet gjuhën gjermane dhe
angleze. Jeton në Prishtinë.